Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë

Ndaje këtë

Në një atmosferë festive, në praninë e miqve, përfaqësuesve të korit diplomatik dhe të institucioneve të ndryshme sllovene si dhe bashkatdhetarëve, Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë.

#Kosova15 nuk do ndodhte asnjëherë pa mbështetjen e shteteve mike si ishte edhe Sllovenia.

Në pritjen zyrtare ambasadori Valdet Sadiku tha se Kosova është shteti më i ri në kontinentin Europian, ndërsa institucionet dhe populli i Kosovës janë shumë krenare me të arriturat e deritashme. Njëkohësisht, është shprehur mirënjohjen për shtetet mike e aleate si Sllovenia që i kanë qëndruar në krah Kosovës gjatë rrugëtimit të saj.

Gjatë fjalës së tij ambasadori Sadiku ka vlerësuar mbështetjen e pakushtëzuar të Sllovenisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe për përkrahjen në proceset e integrimit Euro-Atlantik. Pritja e organizuar me rastin e përvjetorit të 15 të Ditës së Pavarësisë ka qenë një rast i mirë për ta bërë publik lajmin për fillimin e punës së atasheut të mbrojtjes në Slloveni, si një moment i ri dhe shumë i rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Sllovenisë.

Gjithashtu u vlerësua se progresi i Kosovës i shënuar në shumë fusha është arritur falë vullnetit dhe punës së gjeneratave të shumta, që qëllim kishin fuqizimin e shtetit të Kosovës.

E mbrëmja festive u madhështua nga zëri i mrekullueshëm i sopranos Arta Jashari, shoqëruar nga pianistja Anila Aliu dhe Bernardo Brizani i cili interpretoi në çello.

Lajmet e tjera

|