Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bangladesh ka organizuar mbrëmje festive, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ndaje këtë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bangladesh, z.Güner Ureya tha para të pranishmëve se sfidat e këtyre viteve nuk ishin të lehta, por qëllimi për ta quar përpara Kosovën ishte i palëkundur. Ai tha se gjatë 15 viteve, Kosova ka bërë përparim të dukshëm në çdo fushë. “Sot kemi një shtet funksional, të qëndrueshëm me diversitet social dhe ekonomi në rritje të vazhdueshme” tha Ambasadori. Ai gjithashtu ka folur për marrëdhëniet shumë miqësore të Republikës së Kosovës me Republikën Popullore të Bangladeshit, si dhe ka bërë thirrje që katër shtete anëtar në Asociacionin e Azisë së Jugut për Bashkëpunim Regjional (SAARC) që ende nuk kanë njohur Republikën e Kosovës ta ndjekin Bangladeshin dhe vendet tjera të rajonit dhe formalisht ta njohën vendin tonë.

Ndërsa Ministri i Shtetit për Teknologji Informative dhe Komunikacion të Republikës Popullore të Bangladeshit, Sh.T.z. Zunaid Ahmed Palak, i cili në emër të qeverisë së Bangladeshit ka marrë pjesë në cilësinë e mysafirit kryesor në këtë aktivitet, ka folur për marrëdhëniet të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve duke potencuar që kryeministrja, Sh.S.znj. Sheikh Hasina e jep shumë rëndësi Kosovës dhe ka dëshirë që të avancohen më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ai tha se ka shumë potencial për partneritet dhe bashkëpunim me Kosovën në fushat e tregtisë elektronike, tregjeve online dhe portave të pagesave online. “Ne jemi të lidhur dhe të varur në këtë botë të globalizuar. E ardhmja qëndron në planifikimin sot për një ekonomi digjitale gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ne të gjithë duhet të jemi në këtë rrugëtim së bashku”, tha ai.

Në pritje kanë marrë pjesë shumica e ambasadorëve rezidentë dhe të ngarkuarit me punë në Daka, koordinatorja rezidente e Kombeve të Bashkuara në Bangladesh dhe disa udhëheqës të tjerë të organizatave ndërkombëtare, zyrtarë të lartë civil dhe ushtarak të Bangladeshit, përfaqësuesit të lartë të partive politike, kryetar komunash, deputetë, afaristë të dalluar, përfaqësues të shoqërisë civile, artistë të njohur, gazetarë, etj.

#Kosova15, paraqet arritjet plot mund të qytetarëve e individëve që punuan për të mirën e vendit.

Lajmet e tjera

|