Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë

Ndaje këtë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë në zemër të Romës, në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, së bashku me shumë përfaqësues të institucioneve italiane, politikanë e parlamentarë, ambasadorë dhe anëtarë të korit diplomatik, dashamirës e studiues të Kosovës, artistë e miq, të rinj e studentë, përfaqësues të diasporës kosovare në Itali dhe asaj historike të Arbëreshëve.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Lendita Haxhitasim theksoi se prania e kaq shumë mysafirëve në festimin e #Kosova15, e fuqizon edhe më tej lidhjen me Republikën e Kosovës në një përvjetor kaq të lavdishëm siç është ai Pavarësisë.

Ambasadorja ri konfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës kundrejt avancimit në aspiratat e bindura dhe të padiskutueshme euroatlantike, të konkretizuara së fundmi përmes aplikimeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, që reflektohen në kualitetin e demokracisë, si dhe në vullnetin e qytetarëve tanë, ku mbi 90% e tyre janë në favor të integrimin në BE. Kosova jo vetëm është në zemër të Evropës, por e mban Evropën thellë në zemrën e saj.

“Marrëdhëniet me Italinë janë të hershme dhe po strukturohen e fuqizohen gjithnjë e më shumë falë angazhimit të ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, me synim rritjen e shkëmbimeve dhe investimet në sektorë me interes reciprok” tha ndër të tjera ambasadorja Haxhitasim.

Në fjalën e saj, ambasadorja theksoi gjithashtu se pasuria e vërtetë e Republikës së Kosovës është pikërisht potenciali njerëzor.

Mysafirët e pranishëm u argëtuan me tingujt dhe përfomancën e kantautorit të mirënjohur Shpat Deda, i shoqëruar nga artistët shumë të talentuar Visar dhe Tomor Kuçi.

Lajmet e tjera

|