Në një atmosferë solemne, Ambasada e Republikës së Kosovës në Oslo ka shënuar #15 vjetorin e Pavarësisë.
Në mesin e shumë të pranishmëve, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve vendore, ata të trupit diplomatik, përfaqësues të komunitetit shqiptar, intelektualë dhe figura publike në Oslo, u kremtua një nga përvjetorët më të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
Ceremoninë e kanë shoqëruar këngët e interpretuar mjeshtërisht nga artistët, Shpat Deda, Visar Kuçi e Tomor Kuçi.