Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka kremtuar 15 vjetorin e shtetësisë së Kosovës

Ndaje këtë

Në këtë mbrëmje festive kishte një numër jashtëzakonisht të madh mysafirësh, zyrtarë të lartë qeveritar, ministra, Ambasador të akredituar në RMV, kryetar të partive politike shqiptare, kryetar komunash, rektor universitetesh dhe shumë personalitete tjera nga vendi.

Ambasadori Qehaja pati një fjalë rasti ku iu drejtua të pranishmëve duke i falenderuar për pjesëmarrjen e tyre në këtë festë madhështore të 15 vjetorit të shtetësisë së Republikës së Kosovës si dhe duke dhënë edhe një mesazh politik për raportet e shkëlqyeshme ndërshtetërore që ka Republika e Kosovës me Maqedoninë e Veriut. Ambasadori Qehaja theksoi që pa rezistencën paqësore të Presidentit Rugova si dhe pa luftën e lavdishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ishte e pa mundur liria e Kosovës, pa harruar edhe faktorin ndërkombëtar i cili i dha përkrahje të fuqishme lirisë së dhe pavarësisë së Kosovës. Ambasadori Qehaja rikujtoi edhe ndihmën e madhe që e dhanë popullata shqiptare në Maqedoninë e Veriut në vitit 1999 ku shumë qytetar u strehuan në familjet shqiptare.

Për ta nderuar këtë festë madhështore, ishte zv. Kryeministri i Parë i RMV-së z. Grubi, Ministri i Brendshëm z Spasovski, si dhe ministra tjerë, dhe zyrtar tjerë nga kabineti Qeveritarë i RMV-së. E pranishme në këtë mbrëmje ishte edhe Ambasadorja e SHBA-se në RMV znj. Angela Ageler.

Ambasadori Qehaja dhe stafi diplomatik i Ambasadës së RKS në Shkup, shfrytëzuan rastin që të falenderojnë mysafirët për pjesëmarrjen e tyre.

Në këtë mbrëmje për herë të parë ishin të pranishëm edhe Togu Ceremonial Ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes së RKS të cilët defiluan sipas protokolit të tyre zyrtar.

Kjo pritje festive u shoqërua edhe me një muzikë të lehtë nga dy artistë shqiptar, violiniste dhe kitarist. #Kosova15

Lajmet e tjera

|