Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb organizoi pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ndaje këtë

Në mesin e shumë të pranishmëve kishte numër të madh të përfaqësuesve diplomatik në krye me doajenin Nuncin Apostolik, përfaqësues të lartë të shtetit kroat, i dërguari i posaçëm i Presidentit Milanović, z Pelicarić, kryeministrit Plenković, ministri Filipović, i kryetarit të Parlamentit Jandroković, z Ante Bačić, deputetja shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, Admirali Robert Hranj, numër i madh i deputeteve kroat, përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve kroate, profesor universitare, si dhe bashkëkombës nga Kosova Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Ambasadori Dr. Martin Berishaj ndër të tjera tha se Republika e Kosovës është histori suksesi, ne e kemi dëshmuar se mund të ndërtojmë një atdhe për çdo qytetar të Republikës pa dallim përkatësie etnike dhe fetare, një atdhe të diversitetit kulturor ku secili do të ndihet si zot i vetes. Ne kemi zgjedhur rrugën e bashkëpunimit, dialogut dhe marrëveshjes pa hequr dorë nga subjektiviteti, sovraniteti dhe integriteti teritorial.

Kësaj atmosfere festive krahas kuartetit Pentagram, kontriboi edhe artisti arberesh Viktor Candrlić Jajaš i cili këndoi këngë të vjetra arbëreshe.

Lajmet e tjera

|