Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla në takim me Ambasadorët e shteteve të Kuint-it në NATO: Kosova ka bërë hapa gjigant 25 vite pas intervenimit

Në vazhdën e takimeve të sotme në NATO, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e shoqëruar nga ambasadori Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n dhe shefja e Kabinetit të MPJD-së, Triera Kasumi-Berisha, ka mbajtur një takim me shtetet aleate në NATO të …

Drejtësia për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, temë diskutimi mes Ministres Gërvalla dhe Përfaqësueses së NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Gjatë vizitës së punës në selinë e NATOS, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati një takim të përzemërt me znj. Irene Fellin, Përfaqësuese e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Grave, Paqes dhe Sigurisë. Gjatë kësaj bisede, ministrja Gërvalla ndau me …

Ministrja Gërvalla në NATO: Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon

Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla e ka nisur me takimin me Ndihmës- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, Ambasadorin z. Boris Ruge si dhe zv. Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për …

Ministrja Gërvalla në vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar një vizitë pune një ditore në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku do të takohet me personalitete të larta drejtuese të strukturave civile dhe ushtarake në NATO, si dhe me ambasadorët e shteteve aleate në NATO. …

Ministrja Gërvalla priti në takim ambasadorin jo rezident të Bangladeshit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Bangladeshit në Kosovë, z. Mosharraf Hossain Bhuiyan, me të cilin kanë biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik. Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Bhuiyan për progresin që po …

Zëvendësministri Ahmeti takoi Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Mbretërisë së Tajlandës z. Wanmuhamadnoor Matha

Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe u diskutua për zhvillimet aktuale në të dyja vendet, diplomacinë parlamentare dhe bashkëpunimin parlamentar në platforma ndërkombëtare. Zëvendësministri Ahmeti, e njoftoi Kryetarin Matha për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe progresin e shënuar vitet e fundit. Ndër tjerash, u bisedua lidhur me bashkëpunimin parlamentar dhe …

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, u takua me Ministrin e Kulturës të Mbretërisë së Tajlandës, z.Sermsak Pongpanit

Gjatë takimit u bisedua mbi raportet e shkëlqyeshme kulturore mes dy vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit. Zëvendësministri Ahmeti, përgëzoi Tajlandën për ushtrimin me sukses të diplomacisë publike. Poashtu, tha se aktivitetet kulturore të shumta dhe marrëveshja bilaterale në proces në këtë drejtim, ngërthen të gjitha elementet e përparimit të …

Republika e Kosovës bashkohet me pesëdhjetë shtete të botës në deklaratën e Koalicionit për Lirinë e Mediave “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Republika e Kosovës i është bashkuar deklaratës së Koalicionit për Media të Lira, duke u bërë edhe nënshkruese e saj krahas pesëdhjetë shteteve të ndryshme të botës. Deklarata me temën “Investoni në Gra: Përshpejtoni progresin”, tërheq vëmendjen në lidhje me nën përfaqësimin e vazhdueshëm, mungesën e investimeve dhe sigurinë e …

Zëvendësministri Ahmeti, fillon vizitën zyrtare në Mbretërinë e Tajlandës, ku u prit në takim nga homologu i tij z. Sihasak Phuangketkeow

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, fillon vizitën zyrtare në Mbretërinë e Tajlandës, ku u prit në takim nga homologu i tij z.Sihasak Phuangketkeow Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, koordinimin multilateral dhe zhvillimet aktuale në të dyja vendet dhe rajonet përkatëse. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral u …

Ministrja Gërvalla takon ambasadorët jo rezident të Malajzisë dhe Lituanisë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadorin jo rezident të Malajzisë në Kosovë, z. Zahid Rastam si dhe atë të Lituanisë, z. Eduardas Borisovas, me të cilët bashkëbisedoi rreth marrëdhënieve diplomatike dhe rritjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave inovative në qeverisje dhe zhvillim ekonomik. …