Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahen konsultimet politike mes MPJD-së të Kosovës dhe MPJ-së të Mbretërisë së Belgjikës

Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti dhe drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Marrëdhënie Bilaterale, ambasadorit Jeroen Cooreman, sot në Bruksel, u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve. Përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të …

Nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës

Duke qenë se procedura e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi, e shohim të nëvojshme publikimin e kësaj komunikate. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 maji i …

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e përkushtuar për angazhimin e të rinjve nga Diaspora

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, bashkë me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Edona Maloku – Bërdyna, dhe drejtorin ekzekutiv nga Teach For Kosova, z. Egzon Gashi, kanë nënshkruar një zotim bashkëpunimi, me qëllim të rekrutimit dhe angazhimit të një force kolektive të udhëheqësve nga Kosova dhe Diaspora, …

Simpoziumi për rolin e Diasporës shkencore në Mynih

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në bashkëpunim me shoqërinë e akademikëve shqiptarë “DIJA” dhe me Institutin Shkencor Mbarëkombëtar “Alb-shkenca“, në kuadër të ‘Takimeve të Mynihut’, ka bashkorganizuar simpoziumin shkencor me temën “Sfidat dhe mundësitë e inkuadrimit të diasporës në bashkëpunime dhe rrjetëzime shkencore kombëtare e ndërkombëtare”. Në fjalën e saj para të …

Zëvendësministrja Gashi: Të fokusuar në thellim të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve Kosovë – Bavari

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Bavari, ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të institucioneve bavareze si dhe me bashkatdhetarët tanë të cilët janë të angazhuar në fusha dhe profesione të ndryshme. Zëvendësministrja Gashi, në Bavari u prit në takim nga ministri i Punëve të Brendshme, …

Republika e Kosovës është zyrtarisht anëtarja e 24-të e “European Customs Sports Association” (ECSA)

Republika e Kosovës është pranuar në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane (“European Customs Sports Association”, ECSA). Presidenti i këtij asociacioni, z. Jan Hlinka, përmes njoftimit zyrtar ka informuar dje Ambasadën tonë në Bruksel për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në ECSA. “Kam kënaqësinë e madhe t’ju informoj se në Mbledhjen e Përgjithshme të Asociacionit …

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim përshendetës ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, z. Akira Mizutani

Në këtë takim përshendetës zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar ambasadorin Mizutani për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe Qeveria japoneze kanë dhënë për Kosovën. Zëvendësministri Ahmeti ka thënë se Kosova dhe Japonia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, me këtë rast ai ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që këto raporte të thellohen edhe përmes bashkëpunimit ekonomik, …

Prezantohen 10 kandidatët e parë të Programit për Diplomaci Qytetare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot ka organizuar ceremoninë e lansimit të Programit “Diplomacia Qytetare”, pjesë e së cilës ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrja znj. Liza Gashi, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile si dhe bursistët …

MPJD dhe USAID Kosovo Compete Activity nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Me datën 26 tetor, 2022 MPJD dhe USAID Kosovo Compete Activity nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të përmirësuar diplomacinë ekonomike dhe komerciale të Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi synohet të krijohen lehtësira për promovim dhe përkrahje të prodhuesve vendor, me qëllim të rritjes së eksportit, si dhe nxitje të investimeve të huaja, me qëllim rritjen …

Zëvendësministrja Gashi në takim me homologen znj. Peralta: Të angazhuar për të thelluar bashkëpunimin në mes të dy vendeve

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi ka takuar homologen e saj nga Kosta Rika, zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Kultit znj. Lydia Peralta Cordero. Znj. Gashi vlerësoi vëmendjen që Kosta Rika ka treguar ndaj Kosovës, derisa shprehu mirënjohje për përkrahjen e ofruar ndër vite në proceset e rëndësishme për vendin …