Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Konsultimet politike në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë synojnë thellimin e bashkëpunimit

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe homologet e tyre të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, kanë mbajtur konsultat politike, takim ky i bashkë-kryesuar nga drejtori i Departamentit për BE, Evropë dhe Rajon në MPJD, z. Albinot Bimbashi dhe drejtoresha e Përgjithshme për Çështjet …

Zëvendësministrja Gashi pjesë e konferencës “Gratë në politikën e jashtme” të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, me ftesë të zëvendësministres të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, znj. Fatmire Isaku, është duke marrë pjesë në konferencën “Gratë në politikën e jashtme” që po mbahet në Shkup, në të cilën po diskutohet për domosdoshmërinë e përfshirjes së grave në pozitat vendimmarrëse, …

Republika e Kosovës miraton Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar

Republika e Kosovës e ka realizuar edhe një zotim të rëndësishëm duke miratuar Deklaratën Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet Shtet me Shtet, që është nismë e Kanadasë. Mbështetja e kësaj deklarate e rendit Republikën e Kosovës në mesin e 70 shteteve që kanë dhënë përkrahje ndaj kësaj nisme. Miratimi i Deklaratës Kundër Ndalimit Arbitrar në …

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Shoqata e Prodhuesve të Verës “Enologjia” nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, sot ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e Prodhuesve të Verës “Enologjia”, përfaqësuar nga Kryetari i Shoqatës z. Fatmir Shehu. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përkrahja e prodhueseve vendor të verës dhe promovimi i tyre në arenën ndërkombëtare.  Konkretisht, prodhuesit e verës do të …

Zëvendësministrja Gashi priti në takim ambasadoren jo rezidente të Estonisë në Kosovë znj. Jõesaar-Ruusalu

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi ka pritur sot në takim ambasadoren jo-rezidente të Estonisë në Kosovë, znj. Janne Jõesaar-Ruusalu. Zëvendësministrja Gashi fillimisht e ka uruar ambasadoren znj. Jõesaar-Ruusalu për përgjegjësitë e reja si ambasadore dhe njëherë e falënderoi për mbështetjen e palëkundur që Estonia i ka dhënë dhe vazhdon ti …

Bëhet përurimi i shërbimit konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bangladesh

Sot, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit u bë përurimi i shërbimeve konsullore. Pas fjalës përshëndetëse nga Ambasadori z. Güner Ureya dhe Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, z. Shabbir Ahmad Chowdhury, Zëvendësministri z. Kreshnik Ahmeti, i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e …

Ministrja Gërvalla-Schwarz me homologun austriak bisedoi për përcaktimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz është pritur në takim në Vjenë, nga ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Alexander Schallenberg. Në takim u bisedua për bashkëpunim tradicional, miqësor të bazuar në besim të ndërsjellët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës …

Ministrja Gërvalla-Schwarz me kryeparlamentarin austriak diskutoi për aspiratat euro-atlantike të Republikës së Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Alexander Schallenberg, zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të institucioneve austriake. Në vizitën e saj zyrtare në Austri ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës …

Ministrja Gërvalla-Schwarz me ministren austriake foli për reformat në Republikën e Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Alexander Schallenberg, takoi edhe ministren austriake për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë, znj. Karoline Edtstadler. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në takim me ministren …

Zëvendësministri Ahmeti po qëndron për vizitë zyrtare në Bangladesh

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, po qëndron në vizitë zyrtare në Bangladesh. Zëvendësministri Ahmeti, filloi aktivitetet në Dhaka me vizitë në Muzeun Memorial të Bangabandhu Sheikh Mujibur Rahman. Me këtë rast, Zëvendësministri Ahmeti, bëri homazhe dhe shprehu respektin e tij në librin e kujtimeve për themeluesin e shtetit të Bangladeshit. Përgjatë …