Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ministrja Gërvalla priti në takim delegacionin britanez

Zëvendëskryeministrja, njëherit Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla Schwarz, gjatë ditës së sotme priti në takim delegacionin e përfaqësuesve të Grupit Britanez të Unionit Ndërparlamentar nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, në përbërje të znj. Harriett Baldwin, deputete njëherit Kryesuese e Grupit Britanez të Unionit Ndërparlamentar, …

Zëvendësministrja Gashi ishte pjesëmarrëse në Forumin Frontline Democracies të mbajtur në Lituani

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, mori pjesë në Panelin e Nivelit të Lartë të Frontline Democracies të mbajtur më 7 dhe 8 korrik 2022 në Vilnius. Në kuadër të këtij forumi zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar edhe diskutime bilaterale me homologun e saj Mantas Adomėnas ku temë diskutimi ishin zhvillimet aktuale …

Iowa në Kosovë: Delegacioni nga Iowa pritet në MPJD

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, së bashku me Zëvendësministren, znj. Liza Gashi, kanë pritur sot në takim një delegacion nga shteti i Iowa-së, që po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Kosovës. Zëvendëskryeministrja, duke i falënderuar ata për vizitën, ka thënë se miqësia dhe lidhja e ngushtë me …

MPJD nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave, për krijimin e Kolegjiumit për Diasporë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, z.Agim Aliun. Me këtë marrëveshje, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës planifikon përfshirjen e komunave në kuadër të programeve dhe aktiviteteve për dhe me diasporën. Saktësisht, qëllimi i këtij memorandumi …

Zëvendësministri Ahmeti priti në takim delegacionin italian të kryesuar nga Nënsekretari i Shtetit për Punë të Jashtme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim delegacionin nga Italia, të udhëhequr nga Nënsekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, z. Bendetto Della Vedova. Takimi u përqendrua në zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve shumë të mira mes të dyja vendeve. Thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes …

Kosova dhe Zvicra mbajnë konsultimet politike në kuadër të Ministrive të Punëve të Jashtme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretarja e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, znj. Livia Leu, të martën udhëhoqën konsultimet politike që u zhvilluan në Prishtinë midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve. Përgjatë këtyre konsultimeve …

Ministrja Gërvalla pret në takim ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu – dy shtetet nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, e ka pritur sot në takim homologun e saj, ministrin e Jashtëm turk, z. Mevlüt Çavuşoğlu. Në konferencën pas takimit, ministrja Gërvalla e ka falënderuar homologun turk për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Republikës së Kosovës në fushën e shëndetësisë, arsimit …

Zëvendësministrja Gashi bashkëbisedon me organizatën STIKK

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Liza Gashi, është ftuar nga Shoqata e TIK në Kosovë, që të merr pjesë në edicionin e dytë të MarTECH, ku ka folur për planin dhe punën e MPJD-së sa i përket ndërlidhjes së teknologjisë informative me diplomacinë. Në fjalën e saj, zëvendësministrja Gashi ka thënë se …

Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti takoi delegacionin e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia, të udhëhequr nga Kryetari i Komisionit, Domagoj Hajdukovic. Në takim mori pjesë edhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, njëherit Kyretare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri dhe Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e …

Ministria e Punëve te Jashtme dhe Diasporës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me IPKO Foundation në Fushën e Diplomacisë Publike

Sot, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Drejtoresha Ekzekutive e IPKO Foundation, znj. Abetare Gojani, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në fushën e diplomacisë  qytetare dhe digjitale në Prishtinë. Ky memorandum ka për synim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në diplomaci përmes programeve që kanë për qëllim forcimin e rolit …