Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takime të ndara në Washington, D.C. me Senatorin Gary Peters dhe Kongresistin Ritchie Torres. Në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u diskutua për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe për zgjerimin e …
Category Archives: Uncategorized
Zëvendësministri Ahmeti merr pjesë në ceremoninë e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Washington, D.C.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington, D.C. me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në prani të përfaqësuesve të institucioneve amerikane, trupit diplomatik, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe miqve të Kosovës, ai theksoi se 17 Shkurti …
Kontrolloni adresën tuaj zyrtare të vendbanimit në e-Kosova
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë adresën zyrtare të vendbanimit në platformën e-Kosova. Për ta bërë këtë veprim, ju lutemi të hyni në: e-Kosova → Adresa → Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit dhe të kontrolloni saktësinë e të …
Continue reading “Kontrolloni adresën tuaj zyrtare të vendbanimit në e-Kosova”
Kosova merr pjesë në Takimin e Drejtorëve Politikë të SEECP në Sofje
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj, mori pjesë në takimin e Drejtorëve Politikë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili këtë vit zhvillohet nën kryesimin e Bullgarisë. Në fjalën e tij, Sekretari Muçaj vlerësoi punën e kryesimit bullgar dhe theksoi rëndësinë e …
Continue reading “Kosova merr pjesë në Takimin e Drejtorëve Politikë të SEECP në Sofje”
Njoftim nga MPJD
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton se, menjëherë pas marrjes së informacionit mbi arrestimin e shtetasit të Kosovës Avni Qenaj, nga autoritetet e Serbisë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka ndërmarrë veprimet e para duke i adresuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, …
Kosova i bashkohet Rrjetit të Zbatimit të Deklaratës për Shkolla të Sigurta
Republika e Kosovës është pranuar zyrtarisht në Rrjetin për Shkollat e Sigurta, një platformë ndërkombëtare që promovon mjedise të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe mbrojtëse për të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor. Akti u bë zyrtar me deponimin e instrumentit të aderimit tek Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë. Anëtarësimi në këtë rrjet ndërkombëtar forcon angazhimin e Kosovës …
Continue reading “Kosova i bashkohet Rrjetit të Zbatimit të Deklaratës për Shkolla të Sigurta”
MPJD dhe Banka Botërore mbajnë takimin e përbashkët koordinues
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mbajtur sot takimin e përbashkët koordinues me Bankën Botërore, me qëllim diskutimin mbi mbarëvajtjen e projekteve të mbështetura dhe financuara nga Banka Botërore. Takimi u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj dhe znj. Carole Megevand, Drejtore e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën …
Continue reading “MPJD dhe Banka Botërore mbajnë takimin e përbashkët koordinues”
Takimi i IX-të Kosovë – KiE konfirmon partneritetin dhe vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar sot takimin e përbashkët të grupit punues ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Evropës, i cili ka për qëllim diskutimin mbi mbarëvajtjen e projekteve të mbështetura dhe financuara nga KiE, që janë duke u implementuar nga institucionet e Kosovës. Takimi u kryesua nga Sekretari i …
Ministrja Gërvalla ka udhëtuar për në Romë, po merr pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë
Me ftesë zyrtare të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Romë, ku do të përfaqësojë Kosovën në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë, që do të zhvillohet më …
Zëvendësministrja Gashi takon Ministren franceze Éléonore Caroit
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, u takua me znj. Éléonore Caroit, ministre të deleguar pranë ministrit francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, përgjegjëse për Frankofoninë, Partneritetet Ndërkombëtare dhe Shtetasit Francezë që jetojnë jashtë vendit. Takimi u zhvillua në …
Continue reading “Zëvendësministrja Gashi takon Ministren franceze Éléonore Caroit”