Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Ceremonia e certifikimit të gjeneratës së parë të të rinjve nga diaspora të cilët ishin pjesë e programit “Diplomacia qytetare”

Ndaje këtë

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të gjeneratës së parë të të rinjve nga diaspora, të cilët ishin pjesë e programit “Diplomacia qytetare”.

Ky program është projekt për institucionalizimin e diplomacisë qytetare, i cili ka filluar para gjashtë muajsh me gjeneratën e parë të të rinjve nga diaspora. Këta të rinj me përkushtim dhe me profesionalizëm kanë ofruar një shtytje krejtësisht tjetër të diplomacisë publike dhe asaj qytetare në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla -Schwarz, duke falënderuar për kontributin profesional të të rinjve tanë nga diaspora, theksoi se lidhja e tyre me Kosovën tani e tutje është edhe më e fortë, jo vetëm si vizitorë të vendlindjes së tyre, por edhe si kontribues direkt profesionalë për të ardhmen e vendit tonë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dy zëvendësministrat, znj. Liza Gashi dhe z. Kreshnik Ahmeti, të cilët i kanë falënderuar këta të rinj, duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e çmuar që i kanë dhënë këtij institucioni.

Në mbyllje të ceremonisë u theksua se, me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe më tutje do të vijojë realizimin e këtij programi, i cili u mundëson të rinjve nga diaspora qasje të drejtpërdrejtë në institucionet e vendit për një periudhe 6-mujore. Përveç angazhimit të profesionistëve nga diaspora, ky program mbetet tejet i rëndësishëm, sepse krijon mundësinë e kthimit të të rinjve profesionistë për të kontribuuar në Kosovë.

Lajmet e tjera

|