Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Diplomacia Qytetare – Instrument në Formimin e Imazhit të Kosovës në Botë

Ndaje këtë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi, ka mbajtur të enjten një ligjëratë në kolegjin UBT në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore “Global UBT Fest 2022”. Ajo foli për politikën e jashtme të Kosovës si dhe për një nga qëllimet strategjike të MPJD-së për avancimin e rolit të diplomacisë publike, me fokus tek diplomacia qytetare. Zëvendësministrja Gashi ka vlerësuar se çdo qytetar i Republikës së Kosovës, është diplomat në vete. Çdo qytetar vazhdimisht luan rolin e diplomatit/es nëpër botë përmes veprave të tyre dhe e përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke bërë përpjekje në angazhimin e diasporës në procese vendimmarrëse në Republikën e Kosovës. Zëvendësministrja znj. Gashi theksoi se anëtarët e diasporës janë ndër ambasadorët e parë që paraprijnë edhe vet Republikën – sidomos duke konsideruar rolin e tyre në çlirimin dhe themelimin e shtetit të Kosovës.

Në këtë aspekt është me rëndësi të përfshihen të gjithë qytetarët dhe të ndërtohen kapacitete me qëllim të rrëfimeve të tyre nga perspektiva të ndryshme dhe të shfaqin një imazh autokton se kush jemi ne si komb.


Të gjithë qytetarët, përfshirë edhe studentët mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim duke shkëmbyer ide për përvoja me studentë nga shtete të tjera me qëllim që Kosova të përfaqësohet denjësisht. Duke kujtuar se sot jetojmë në kohën ku fusha e digjitalizimit ka avancuar tej mase, zëvendësministrja znj. Gashi është shprehur se është me shumë rëndësi që ky avancim të shfrytëzohet edhe për të parandaluar përhapjen e propagandës dhe dezinformimit. 

 


 

Lajmet e tjera

|