Në shoqërinë e shumë bashkatdhetarëve nga vende të ndryshme të botës, në ambientet e Ballkonit të Hapur, në ndërtesën e Qeverisë, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti, ministres Gërvalla, zëvendësministres Gashi dhe shumë përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme publike u shënua Dita e Diasporës.
Kjo mbrëmje ishte një mundësi e mirë për ta falënderuar diasporën tonë të gjerë dhe për të vlerësuar rolin dhe kontributin e saj në periudhat e ndryshme të historisë së popullit tonë. Bashkatdhetarët vazhdojnë të jenë mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të Kosovës në të gjitha sferat e jetës.
Në këtë ditë të shënuar për ta, jemi përjetësisht mirënjohës ndaj sakrificave të mëdha që mërgata jonë bën çdo ditë, gjithmonë duke pasur Kosovën në mendjet dhe zemrat e tyre.
Kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të platformës dedikuar diasporës, “Shijo Kosovën”, e cila është një adresë e vetme ku diaspora jonë mund të informohet për të gjitha aktivitetet që zhvillohen në Kosovë.
Mirë se vini bashkatdhetarë! Ju urojmë pushime të këndshme në vendlindje!