Drejtori i Departamentit për Azi dhe Oqeani në MPJD, Guner Ureya, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Azi Juglindore dhe Oqeani, Kaltrina Ademi, mirëpritën Ambasadorin jorezident të Australisë, Richard Rodgers, i shoqëruar nga Dijana Padezanin, Zyrtare për çështje politike dhe ekonomike.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutua avancimi i bashkëpunimit bilateral dhe koordinimi në kuadër të forumeve shumëpalëshe.
Theks i veçantë iu kushtua intensifikimit të komunikimit dhe identifikimit të fushave me interes të përbashkët.
Palët rikonfirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me rajonin e Paqësorit përmes bashkëpunimit të ngushtë me shtetin mik, Australinë.