Dje në Vjenë u hap ekspozita interaktive dhe interdiciplinare “Mirë se vini në tavolinë” e artistit Artan Korenica.
Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, në bashkëpunim me organizatën KA, është hapur ekspozita interaktive dhe interdiciplinare “Mirë se vini në tavolinë”.
Një ndër plagët më të dhimbshme të luftës në Kosovë është edhe fati tragjik i të pagjeturve të shumtë. Kjo ekspozitë përmes fotografive dhe informatave të ekspozuara, filmit të shkurtë artistik dhe vetë dhomës së zonjës Ferdonije Çerkezi në të cilën edhe është realizuar fotografija, ka për qëllim të shtjelloj historinë e nënës Ferdonije, e cila, si shumë familje me vite të tëra kanë jetuar në shpresë, çdo ditë duke pritur një lajm, një shkëndijë të ndonjë mundësie që të dashurit e tyre mund të jenë gjallë, apo më vonë çfarëdo informate që do i ndihmonte të gjenin së paku trupat e tyre.
Për 5 ditët në vijim ju mund ta vizitoni ekspozitën interaktive dhe interdiciplinare në Palais Pálffy, Josefsplatz 6, 1010 Wien, në orarin si më poshtë:
E hapur:
03/06/23 10:00 – 18:00
04/06/23 10:00 – 18:00
05/06/23 10:00 – 21:00
06/06/23 10:00 – 21:00
07/06/23 10:00 – 18:00