Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar hapi dyert për herë të 14-të në Pejë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në kuadër të platformës për diasporën #ShijoKosoven, me kënaqësi ka mbështetur edicionin e 14-të të Festivalit të Animacionit Anibar, i cili po zhvillohet në Pejë nga data 17 deri më 23 korrik 2023. Ky festival është një platformë e jashtëzakonshme që bashkon animatorë, artistë dhe entuziastë nga e gjithë bota.
Gjatë gjithë edicionit njëjavor të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar, pritet të zhvillohen mbi 130 shfaqje filmash, 4 panele diskutimi, 5 punëtori të animacionit të udhëhequra nga ekspertë, si dhe 5 prezantime të shfaqjeve ikonike si South Park. Po ashtu, do të ketë programe të shumta speciale dhe netë muzikore.
Në hapjen e festivalit ishin të pranishëm zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla, kryetari i komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, zëvendësministrja e MPJD-së znj.Liza Gashi, zëvendësministrja e MKRS-së znj.Daulina Osmani, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe shoqërisë civile, artistë dhe dashamirës të artit.
Për më shumë informacion, mund të vizitoni faqen anibar.org.