Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Festivali NewBorn një dëshmi që tregon fuqinë e artit dhe diversitetit kulturor

Ndaje këtë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti së bashku me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, kanë marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të tretë të festivalit NewBorn, pjesë e të cilit ishin rreth 350 perfaqësues nga vende të ndryshme të botës.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryeministri Kurti vlerësoi rëndësinë e këtij festivali i cili tha ai, jo vetëm promovon kulturën dhe artin, por edhe sjellë qindra artistë të ndryshëm ndërkombëtarë në Kosovë.

“Ky festival është shumë më shumë se një garë, është një mundësi për t’u lidhur me njëri-tjetrin përtej politikave, për t’u bashkuar dhe për të treguar fuqinë e artit dhe diversitetit kulturor” tha kryeministri Kurti.

Ai ftoi pjesëmarrësit e këtij festivali që të vizitojnë qytetet e Kosovës, të shijojnë ushqimet tradicionale dhe të marrin me vete kujtimet më të bukura nga vendi ynë.

Zëvendësministrja Liza Gashi, derisa i falënderoi pjesëmarrësit për performancën e tyre përgjatë katër ditëve në Kosovë, shprehu vlerësimin e saj për këtë festival i cili ka sjellë në Kosovë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës duke mundësuar bashkimin e kulturave dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ky festival është një mundësi e mirë për të lidhur artistët dhe për të treguar fuqinë e artit dhe diversitetit kulturor. Urojmë që lidhjet ndërkombëtare që tanimë janë krijuar të vazhdojnë dhe të forcohen përmes vizitave të ndërsjella në të ardhmen duke mundësuar më tej një bashkëpunim ndërkombëtar në nivelin kulturor” tha zëvendësministrja Gashi.

Ceremonia përmbyllëse u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila në kuadër të diplomacisë publike, ka përkrahur financiarisht organizata të shumta, fokusi i të cilave ka qenë arti dhe kultura.

Lajmet e tjera

|