Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Filharmonia e Kosovës dha një koncert mahnitës në qytetin e Braga të Portugalisë

Ndaje këtë

Të pranishmve në sallë iu drejtua zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, duke falenderuar komunën për pritjen dhe bashkëpunimin për të sjellë Filharmoninë e Kosovës në Braga, dhe pjesëmarrjen e madhe të publikut vendor. Zëvendësministrja Gashi në fjalën e saj theksoi rëndësinë e shkëmbimit kulturor si një “mjet i fuqishëm për ndërtimin e urave midis popujve, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe nxitjen e diplomacisë kulturore.”

Filharmonia e Kosovës, e udhëhequr nga dirigjenti i njohur Baki Jashari, prezantoi një repertor të larmishëm të muzikës klasike si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare. Performanca drithëruese e orkestrës shfaqi talentin dhe përkushtimin e muzikantëve tanë të cilët bënë që publiku portugez të mahnitej nga performanca magjepsëse dhe mjeshtërore.

Shfaqja e Orkestrës Filarmonike të Kosovës në Braga është një dëshmi e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës dhe ne besojmë se shkëmbimi kulturor është një pjesë thelbësore e ndërtimit të raporteve miqësore me vendet tjera. Kjo gjithashtu është edhe një mundësi e mirë për Kosovën që të promovojë vlerat vendore dhe të ekspozojë talentin e gjerë të qytetarëve tanë. Ky koncert ishte një festë e vërtetë e muzikës, kulturës dhe diplomacisë së Republikës sonë.

Kjo ngjarje ishte pjesë e Javës së Kulturës së Kosovës jashtë vendit, e cila synon të shfaqë pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të promovojë vendin tonë përmes kulturës dhe artitit.

Lajmet e tjera

|