Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Fjala e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, në panelin “Media and Freedom” të Samitit të Demokracisë

Ndaje këtë

“Më lejoni të filloj nga një rrafsh shumë personal:

Babai im ka qenë gazetar. Si disident në Jugosllavinë komuniste, ai u detyrua të largohet nga vendi dhe të shkojë në Gjermani. Kur unë isha 10 vjeç, ai u vra në Gjermani, prapa shtëpisë sonë, nga shërbimi sekret jugosllav, i dominuar nga Serbia.

Madje edhe në vitin 2022, në televizionin serb të kontrolluar nga qeveria — një ish-agjent, përgjegjës për planifikimin e atyre vrasjeve, krenohet për vrasjen e babait tim she vrasje të tjera të tilla. Ky është realiteti në Serbi, Evropë, në vitet 2022 dhe 2023 dhe është e rëndësishme ta njohim këtë realitet.

E përmend këtë për të treguar se nuk është çështja tek fjalët e bukura apo tek qëllimet abstrakte, por kërcënimi për lirinë, demokracinë dhe mediat e lira është real.

Pra, si ta fitojmë betejën kundër lajmeve të rreme?

Kosova është një vend demokratik dhe i qëndrueshëm ndaj lajmeve të rreme.

Kemi jetuar nën një regjim të dhunshëm serb, i cili na përbuzte duke na përshkruar si një racë të klasit të dytë, ashtu si Putini sot ua mohon ukrainasve dinjitetin, të drejtën për të ekzistuar,

Të njejtën gjë bëri edhe Serbia kundër Kosovë dhe më vonë luftoi kundër të gjithë popullatës sonë, duke u përpjekur në vitin 1999 madje të na dëbojë të gjithëve nga territori ynë.

Ministër serb i informacionit – pra i lajmeve të rreme dhe gënjeshtrave – gjatë periudhës së gjenocidit ishte Vuçiçi.

Sot, Kosova është një vend i pavarur dhe ne jemi duke strehuar gazetarë ukrainas.

Iu ndihmuam të krijojnë një qendër të fuqishme të gazetarisë dhe në të njëjtën kohë një qendër të fuqishme për të luftuar lajmet e rreme që lidhen me Ukrainën dhe Rusinë.

Pasi që kjo iniciatitivë u tregua e sukssesshme, tani jemi duke strehuar edhe gazetarë afganë.

Pse është kjo qasje kaq efektive?

Sepse, falë internetit, shpërndarja e lajmeve të vërteta është po aq e lehtë sa edhe ajo e lajmeve të rreme, dhe demaskimi i tyre është i mundshëm nga çdo vend.

Pra, do të doja t’iu bëj thirrje të gjithë kolegëve, në çdo vend, që ta bëjnë një përpjekje të tillë. Për aq kohë sa ne hezitojmë t’iu sigurojmë “të mirëve” atë që nevojitet për të luftuar produktin e “të këqijve”, këta të fundit do të kenë përparësi. Pra, varet nga vendosmëria jonë nëse do ta fitojmë apo humbim këtë betejë për të vërtetën, demokracinë dhe lirinë.

Ne në Kosovë do të ishim të lumtur nëse do të mund të ndihmonim në këtë rrugë.”

https://fb.watch/jCe06SpXdM/

Lajmet e tjera

|