Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Fjala e ZVKM Gërvalla në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të BE-së

Ndaje këtë

Me ftesë të Përfaqësuesit Të Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, zëvendëskryeministrja/ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla morri pjesë në Bruksel në takimin e 27 ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më poshtë gjeni një përmbledhje të adresimit të ministres Gërvalla

Shkëlqesia juaj,

Përfaqësues i Lartë Borrell,

Të nderuar kolegë,

Së pari, dua të falënderoj të gjithë në këtë raund që na kanë mbështetur në hapin e rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kjo ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën, por edhe për Evropën. Më lejoni t’ju falënderoj edhe për mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Po, ishte një gjë e vonuar, shumë madje.

Në dhjetor të vitit të kaluar Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe tani presim që procesi të vazhdojë me hapa të mëtejshëm.

Jemi mbledhur këtu për të treguar solidaritetin tonë me Ukrainën. Që nga dita e parë, ne mbështesim plotësisht Ukrainën tani dhe jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për të ofruar të gjithë mbështetjen që mund të ofrojmë në të ardhmen, kur Ukraina të fitojë dhe Rusia e Putinit të humbasë këtë luftë.

Kosova është në rrugë shumë të mirë. Sipas EBRD-së, ne do të kemi rritjen ekonomike më të lartë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitet 2023 dhe 2024.

Të ardhurat tona nga tatimet janë rritur, besimi në sundimin e ligjit është rritur ndjeshëm, dhe sondazhet ndërkombëtare konfirmojnë besimin që qytetarët tanë kanë në politikat tona.

Ka arsye për këtë: Kosova është vendi më pro-perëndimor në botë, me mbi 90% mbështetje për NATO dhe BE-në.

Por, ne jemi të shqetësuar për kompromiset e rrezikshme me kundërshtarët e Perëndimit.

Serbia dhe Rusia mbeten kërcënimi më i madh për rajonin.

Doktrina zyrtare e Serbisë e “Srpski svet” (“Bota Serbe”) është binjak i “Ruski Mir” (“Bota Ruse”).

Ne në Kosovë e vëzhgojmë nga afër Serbinë. Ne paralajmëruam, ashtu siç paralajmëruan edhe miqtë tanë baltikë dhe polakë për Rusinë që nga viti 2014. Nuk duhet të vonohemi edhe këtë herë.

Është gabim strategjik të besohet se kundërshtarët e Perëndimit, siç janë Vuçiqi dhe Daçiqi, mund të sillen në Perëndim përmes parave dhe marrëveshjeve biznesore.

Refuzimi i BE-së për të marrë një qëndrim të qartë kundër përshkallëzimit serbo-rus do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm.

Pyetja e përgjithshme strategjike është:

A ka Perëndimi vullnet dhe forcë për t’i mbrojtur aleatët e tij perëndimorë në Ballkan?

Ose a do e shfrytëzojë Rusia dhe Serbia pikën e dobët të Perëndimit?

Në fakt, nuk ekziston një gjë e tillë si Ballkani Perëndimor i përbashkët. Ekziston një pjesë perëndimore dhe një tjetër joperëndimore e Ballkanit. Është Serbia dhe Rusia kundër Perëndimit.

Duhet t’i analizojmë rreziqet dhe gabimet, dhe të dakordohemi për një strategji të fortë mes shteteve perëndimore.

Mohimi i realitetit nuk është alternativë. Është rruga drejt katastrofës së radhës.

Për dialogun do të flas më vonë. Por më lejoni të theksoj këtu se Kosova ka pranuar propozimin evropian dhe planin e zbatimit dhe kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Por, një gjë është e qartë: njohja reciproke duhet të jetë në qendër.

Sa më gjatë ta shtyjmë këtë njohje dhe ta mohojmë realitetin, aq më shumë terren do të fitojë Rusia dhe Serbia kundër Perëndimit. Paqja dhe stabiliteti do të vazhdojnë të tkurren

Lajmet e tjera

|