Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Gjatë vizitës në Australi, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takime me senatorë dhe deputetë australian.

Ndaje këtë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti gjatë vizitës së tij në Australi, përveç takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Australisë, zhvilloi takime të ndara me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Legjislacion të Tregtisë, senatorin Raff Ciccone, deputetët Jullian Hill dhe Keith Wolohan dhe senatoren Claire Chandler.

Gjatë takimit me senatorin Ciccone, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar, më konkretisht mes dy komisioneve parlamentare për punë të jashtme të dy vendeve tona dhe zhvillimet e fundit në të dyja vendet.

Takimet me deputetët Hill dhe Wolohan, u zhvilluan në një atmosferë miqësore me ç’rast u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi i deputetëve me komunitetin shqiptar në Australi.

Në takim me senatoren Claire Chandler, e cila është edhe Zëvendësministre nën hije për Punë të Jashtme nga Partia Liberale, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në të dyja vendet, marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe botërore.

Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi deputetët dhe senatorët për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Lajmet e tjera

|