Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Gjatë vizitës zyrtare në Çeki, Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, takoi Zëvendësministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, z.Tomas Dub dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, z.Pavel Fischer.

Ndaje këtë

Në takim me Zëvendësministrin Dub, u diskutua për çështjet shumëpalëshe dhe proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

Përveç kësaj u diskutua edhe për çështjet e sigurisë dhe agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe ndikimin e saj në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa në takim me Kryetarin Fischer, u diskutua për zhvillimet aktuale në rajonin tonë dhe progresin e Kosovës në vitet e fundit. Poashtu, u diskutua edhe për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Zëvendësministri Ahmeti falenderoi të dy nikoqirët për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës.

Lajmet e tjera

|