Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Hap punimet edicioni i dytë i Forumit Ndërkombëtar Ulpiana

Ndaje këtë

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është mbajtur ceremonia e hapjes së Edicionit të Dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”(UF).

Ulpiana Forum ka sjellë në Republikën e Kosovës pjesëmarrës nga 30 shtete të botës duke shërbyer kështu si një platformë diskutimi dhe bashkëpunimi për liderë globalë, vendimmarrës dhe komunitete të diasporës, për të eksploruar dhe shfrytëzuar fuqinë transformuese të angazhimit dhe diplomacisë së diasporës.

Në fjalën e tij kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, u shpreh se diaspora e Kosovës gjatë viteve është bërë shtyllë e vendit dhe ekonomisë tonë.

Forumi Ulpiana synon të institucionalizojë rolin e luajtur prej kohësh në të cilin është angazhuar diaspora jonë, tha kryeministri teksa theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të diasporës në ekosistemin politik, social dhe ekonomik të Kosovës.

Ndërsa zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha para të pranishmëve se duke qenë vetë pjesë e diasporës së Kosovës e kupton shumë drejt sa e rëndësishme është që i gjithë vendi të vazhdojë të dërgojë sinjale të marrëdhënieve të vërteta me diasporën e tij.

Forumi Ulpiana ka thënë ajo, paraqet pikërisht këtë lidhje.

Para të pranishmëve foli edhe profesori nga Australia Alan Gamlen, duke uruar Kosovën për organizimin si dhe rëndësinë që i ka dhënë diasporës.

Pjesëmarrës në ceremoninë hapëse të Forumit Ulpiana ishin edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, zëvendësministrja për Punë të Jashtme dhe Evropë nga Shqipëria, Silda Anagnosti, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, ministra, zëvendësministra e deputetë të Kuvendit.

Përmes një programi dinamik të sesioneve, punëtorive interaktive dhe diskutimeve frymëzuese, që do të zhvillohen në tre ditët e ardhshme, Forumi Ulpiana synon të arrijë rezultate të zbatueshme.

Në qendër të misionit të tij është shfrytëzimi strategjik i kapitalit të diasporës—duke përfshirë burimet kulturore, ekonomike, njerëzore dhe sociale—për të adresuar disa nga sfidat më urgjente globale, si ndryshimet klimatike, pabarazitë në shëndetësi dhe paqëndrueshmëria ekonomike.

Lajmet e tjera

|