Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Komiteti i Ministrave përmbyll etapën e parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Ndaje këtë

Sot, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, i organizatës më të rëndësishme evropiane për të drejtat e njeriut, sundim të ligjit dhe demokraci, me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi në favor të përmbylljes së etapës së pare të anëtarësimit të Republikës së Kosovës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare “PACE”.

Ky vendim pozitiv vjen pas një pune të gjatë intensive, koordinimi të brendshëm ndër-institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe aleatët e tjerë. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse të gjitha shteteve që kanë votuar dhe ndihmuar në votimin pozitiv të Komitetit të Ministrave.

Përkundër faktit që proceduralisht Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit, duhet theksuar se kjo ishte ‘finale para finales’ meqë kemi kaluar sfida të rëndësishme ligjore dhe politike. Sigurisht, se mbetet shumë punë për t’u bërë deri në anëtarësim.

Si hap i radhës, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përgatisë një opinion lidhur me anëtarësimin e Kosovës. Pas kësaj, opinioni i dërgohet Komitetit të Ministrave i cili pastaj merr vendimin final për anëtarësim.

Kosova mbetet e përkushtuar thellësisht në respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, vlerave të përbashkëta mbi të cilat është themeluar Këshilli i Evropës dhe Republika e Kosovës.

Lajmet e tjera

|