Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Komunikatë e përbashkët e dy ministrive të punëve jashtme të Kosovës dhe Vanuatus

Ndaje këtë

Në Port Vila të Vanuatus, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Matai Seremaiah, nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim në mes dy ministrive.

Gjatë takimit, zëvendësministri Ahmeti dhe zëvendëskryeministri, Seremaiah, vlerësuan lartë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin shumëpalësh.

Poashtu, palët diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet e tyre dhe zhvillimet botërore. Të dyja palët theksuan se paqja dhe stabiliteti janë në fokus të të dyja vendeve dhe u pajtuan që ndajnë të njëjtat vlera në këtë drejtim.

Pas takimit, palët nënshkruan Memorandumin për Bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Vanuatus.

Lajmet e tjera

|