Konsultimet e Dyta Bilaterale ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Bangladeshit u mbajtën më 13 gusht 2026 në Prishtinë.
Delegacioni i Kosovës u kryesua nga z. Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa delegacioni i Bangladeshit u kryesua nga Dr. M. Nazrul Islam, Sekretar (Marrëdhëniet Dypalëshe – Lindje dhe Perëndim) i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Të dyja palët shqyrtuan të gjithë spektrin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën kënaqësinë për përparimin e qëndrueshëm të arritur që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Ato riafirmuan përkushtimin e tyre për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta, interesave të përbashkëta dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
Të dyja palët vunë në dukje potencialin e konsiderueshëm ende të pashfrytëzuar për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e tregtisë, investimeve, arsimit, bujqësisë, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, turizmit, mobilitetit të fuqisë punëtore dhe shkëmbimeve ndërmjet qytetarëve. Ato u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për të shfrytëzuar plotësisht komplementaritetin e ekonomive të tyre për përfitim të ndërsjellë.
Të dyja palët mirëpritën instrumentet dypalëshe të lidhura deri më tani dhe theksuan rëndësinë e tyre për forcimin e bashkëpunimit institucional. Ato u pajtuan se marrëdhëniet dypalëshe do të avancohen më tej përmes përmbylljes sa më të shpejtë të marrëveshjeve që aktualisht janë në proces negocimi, veçanërisht atyre që lidhen me bashkëpunimin ekonomik, shmangien e tatimit të dyfishtë dhe fusha të tjera me interes dhe përfitim të ndërsjellë.
Të dyja palët riafirmuan përkushtimin e tyre për avancimin e bashkëpunimit si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh dhe u pajtuan të vazhdojnë koordinimin dhe konsultimet e ngushta në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare për çështje me interes të përbashkët.
Duke njohur përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare, të dyja palët riafirmuan kundërshtimin e tyre të fuqishëm ndaj terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe të gjitha formave të krimit transnacional. Pala kosovare vlerësoi lart kontributin shumëvjeçar të Bangladeshit në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të Bangladeshit në kuadër të OKB-së, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.
Pala e Bangladeshit mirëpriti pjesëmarrjen në rritje të Kosovës në organizatat dhe iniciativat ndërkombëtare dhe rajonale dhe shprehu mbështetjen e saj për integrimin e vazhdueshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, konventat dhe mekanizmat shumëpalësh si pjesëmarrëse e barabartë.
Pala kosovare vlerësoi Bangladeshin për reagimin e tij humanitar ndaj krizës së refugjatëve Rohingya dhe shprehu mbështetjen për përpjekjet e Bangladeshit që synojnë sigurimin e kthimit të sigurt, vullnetar, dinjitoz dhe të qëndrueshëm të popullsisë së zhvendosur Rohingya në shtetin Rakhine të Mianmarit. Pala kosovare gjithashtu nënvizoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë ndërkombëtare për të lehtësuar arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të krizës.
Të dyja palët njohën kërkesën në rritje për mobilitet të fuqisë punëtore dhe nënvizuan rëndësinë e krijimit të një kornize të strukturuar për rekrutimin dhe punësimin e punëtorëve nga Bangladeshi në Kosovë. Në këtë drejtim, ato u pajtuan të shqyrtojnë mundësinë e zhvillimit të mekanizmave të bashkëpunimit ndërqeveritar (G2G), të cilët do të siguronin migrim të fuqisë punëtore transparent, të rregullt dhe me përfitim të ndërsjellë.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e mbajtjes së rregullt të Konsultimeve ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme si një mekanizëm efektiv për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, shqyrtimin e progresit dhe identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit. Ato u pajtuan që Konsultimet e Treta ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të mbahen në Daka, në një datë të përshtatshme për të dyja palët, brenda vitit të ardshëm.
Konsultimet u zhvilluan në një atmosferë të përzemërt, miqësore dhe konstruktive, duke reflektuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Popullore të Bangladeshit, si dhe përkushtimin e tyre të përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
JOINT COMMUNIQUÉ
ON THE SECOND FOREIGN OFFICE CONSULTATIONS BETWEEN THE MINISTRY OF FOREIGN AFFAIRS AND DIASPORA OF THE REPUBLIC OF KOSOVO AND THE MINISTRY OF FOREIGN AFFAIRS OF THE PEOPLE’S REPUBLIC OF BANGLADESH
The Second Foreign Office Consultations between the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora of the Republic of Kosovo and the Ministry of Foreign Affairs of the People’s Republic of Bangladesh were held on 13 August 2026 in Prishtina.
The Kosovar delegation was led by Mr. Ilir Muçaj, Secretary General of the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora, while the Bangladeshi delegation was led by Dr. M. Nazrul Islam, Secretary (Bilateral – East & West) of the Ministry of Foreign Affairs.
The two sides reviewed the entire spectrum of bilateral relations and expressed satisfaction with the steady progress achieved since the establishment of diplomatic relations. They reaffirmed their commitment to further strengthening the friendly relations between the two countries on the basis of mutual respect, shared values, common interests, and the principles of international law.
The two sides acknowledged the significant untapped potential for expanding bilateral cooperation in the fields of trade, investment, education, agriculture, information and communication technology, tourism, labour mobility, and people-to-people exchanges. They agreed to continue working closely to fully utilize the complementarities of their respective economies for mutual benefit.
Both sides welcomed the bilateral instruments concluded thus far and emphasized their importance in strengthening institutional cooperation. They agreed that bilateral relations would be further enhanced through the early conclusion of the agreements currently under negotiation, particularly those related to economic cooperation, the avoidance of double taxation, and other mutually beneficial areas.
The two sides reaffirmed their commitment to enhancing cooperation at both the bilateral and multilateral levels and agreed to continue close coordination and consultation in regional and international organizations on issues of mutual interest.
Recognizing their common commitment to peace, stability, and international security, both sides reaffirmed their strong opposition to terrorism, violent extremism, and all forms of transnational crime. The Kosovo side highly appreciated Bangladesh’s longstanding contribution to United Nations peacekeeping operations and expressed its sincere gratitude to the members of the Bangladesh`s UN Peacekeeping Forces who served in Kosovo.
The Bangladeshi side welcomed Kosovo’s growing participation in international and regional organizations and initiatives and expressed its support for Kosovo’s continued integration into international organizations, conventions, and multilateral mechanisms as an equal participant.
The Kosovo side commended Bangladesh for its humanitarian response to the Rohingya refugee crisis and expressed its support for Bangladesh’s efforts aimed at ensuring the safe, voluntary, dignified, and sustainable repatriation of the displaced Rohingya population to Rakhine State in Myanmar. The Kosovo side also underlined the importance of sustained engagement by the international community to facilitate a durable solution to the crisis.
The two sides recognized the growing demand for labour mobility and underlined the importance of establishing a structured framework for the recruitment and employment of Bangladeshi workers in Kosovo. In this regard, they agreed to explore the possibility of developing government-to-government (G2G) cooperation mechanisms that would ensure transparent, orderly, and mutually beneficial labour migration.
The two sides emphasized the importance of maintaining regular Foreign Office Consultations as an effective mechanism for strengthening bilateral cooperation, reviewing progress, and identifying new areas of collaboration. They agreed to hold the Third Foreign Office Consultations in Dhaka at a mutually convenient date within the next year.
The Consultations were held in a cordial, friendly, and constructive atmosphere, reflecting the excellent relations between the Republic of Kosovo and the People’s Republic of Bangladesh and their shared commitment to further deepening bilateral cooperation.