Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Konferenca Ndërkombëtare “Ulpiana” mbyll punimet e ditës së dytë, mbahen shtatë panele të ndryshme tematike

Ndaje këtë

Në ditën e dytë të zhvillimit të punimeve të Forumit Ndërkombëtarë “Ulpiana”, që po mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës u mbajtën shtatë panele të ndryshme tematike me 48 folës nga 21 shtete të botës. Hapjen e punimeve të ditës së dytë e bëri, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, duke ndarë me pjesëmarrësit përvojën me mërgatën tonë. “Ne kemi krijuar Forumin Ndërkombëtarë Ulpiana, që të shërbejë si platformë dhe urë lidhëse me shtete tjera për të trajtuar modelet e ndryshme të angazhimit me diasporës, që të mësojmë nga modelet e vendeve të tjera. Sot, do të paraqesim draft modelin tonë dhe jemi shumë të interesuar që të pranojmë këndëvështrimet dhe sugjerimet tuaja” Ne, kemi për qëllim të formalizojmë diplomacinë e diasporës si hap institucional përmes ambasadave dhe konsullatave”, ka thënë Zëvendësministrja Gashi, duke i shprehur falënderime të veçanta dhe respektin e thellë përfaqësuesve të pranishëm nga shumë vende të botës. Në vazhdim paneli i parë i diskutimit u moderua nga drejtori ekzekutiv i Institutit të Rrjetëzimit në Irlandë, Kingsley Aikins, ndërsa trajtoi temën e angazhimit të diasporës. Pjesë e tij ishin përfaqësues të lartë të punëve të jashtme të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Shqipërisë, të cilët ndanë përvojat e tyre me diasporën vendase dhe angazhimit të tyre në proceset transformuese të shoqërive dhe shteteve të tyre. Në kuadër të këtij diskutimi, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se ndihet e lumtur që në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Institucionet e vendit ka gjetur një gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën një nga prioritetet kryesore, duke theksuar rolin dhe kontributin e diasporës jo vetëm në aspektin e ndihmës financiare, që ata i sjellin zhvillimit dhe ekonomisë së vendit çdo vit me një të tretën e buxhetit, por edhe në zhvillimin social, politik dhe të demokracisë. “Diaspora mund të sjellë më shumë se sa vetëm vlera financiare. Ata mund të sjellin përvojën e tyre nga demokracitë e zhvilluara dhe vullnetin e tyre për të parë Kosovën në fazën e njëjtë me shtetet ku ata jetojnë”, tha Ministrja Gërvalla. Ndërkaq, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, foli rreth diasporës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se rëndësia e diasporës është e padiskutueshme, por që mbetet tejet me rëndësi çështja e parandalimit të trendit të vazhdueshëm të migrimit dhe kthimi i qytetarëve në vend për të ndaluar ikjen. “E vetmja mënyrë që të parandalojmë migrimin është t’i bashkohemi BE-së dhe ta mbyllim këtë boshllëk socio-ekonomik mes nesh dhe shteteve të tjera të botës, ku qytetarët lëvizin për një jetë më të mirë”, tha Ministri Osmani. Duke ndarë përvojën e Kroacisë, Zdenko Lucić – Sekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane atje, theksoi se më shumë shtetas kroat jetojnë jashtë vendit se sa brenda dhe prezantoni veprimet, politikat dhe programet që ka marrë Qeveria e Kroacisë sa i përket Diasporës. “Ne duhet të ndërtojmë institucione dhe komunitete të forta brenda vendit në mënyrë, që të jemi në gjendje të tërheqim njerëz”, ka thënë Lucić, duke përmendur edhe modelin e kroatëve që jetojnë në ShBA. Ndërkaq, Artemis Malo, Zëvendës Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Shqipëria derisa ka folur për Samitin e Diasporës, i cili do të mbahet në Tiranë theksoi se mbetën të përkushtuar në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën. “Ky Forum ka sjellur një agjendë të re në programin e Ministrisë, kështu që për vitin 2024 ne kemi disa projekte të reja që po vijnë, siç është ai i Shkollës së Diplomacisë Publike, për t’i dhënë diasporës një mundësi që të angazhohet. Ministria ka filluar një nismë për të ftuar anëtarët profesionistë të diasporës nga e gjithë bota”, ka thënë Zëvendësministrja Malo. Gjatë ditës së sotshme u zhvilluan edhe gjashtë panele të ndryshme tematike, ku morën pjesë udhëheqës të fushës së migrimit dhe diasporës, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, akademia, ekspertë, shoqëria civile dhe mediat. Konferenca Ndërkombëtare “Ulpiana”, do t’i zhvillojë punimet edhe sot, ku ndër të tjera për mysafirët ndërkombëtarë të Forumit do të ketë një prezantim mbi Lojërat Mesdhetare, që Republika e Kosovës do t’i organizojë në vitin 2030.

Lajmet e tjera

|