Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Konjufca: Kosova përballet me fushata dezinformuese që synojnë të minojnë shtetësinë

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, mori pjesë sot në hapjen e konferencës “Resilient Democracies in the Information Age – Nordic Perspectives on Countering Disinformation and Strengthening Societal Resilience”, të organizuar nga Këshilli Nordik i Ministrave, në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës, Ambasadën e Suedisë dhe Konsullatën e Nderit të Norvegjisë në Kosovë.

Në fjalën e tij hyrëse, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se mjedisi i informacionit është bërë një dimension gjithnjë e më i rëndësishëm i stabilitetit demokratik, duke vënë në pah sfidat që paraqesin dezinformimi dhe ndërhyrjet e organizuara në hapësirën informative.

Ai nënvizoi se Republika e Kosovës vazhdon të përballet me fushata dezinformuese që synojnë të minojnë shtetësinë dhe institucionet e saj, si dhe të ndikojnë perceptimet vendore dhe ndërkombëtare, duke e vendosur këtë fenomen në kontekstin më të gjerë të sfidave me të cilat përballen demokracitë në rajon.

Duke iu referuar përvojës së vendeve nordike, ai theksoi rëndësinë e edukimit, transparencës dhe llogaridhënies, si dhe rolit kyç të rritjes së vetëdijes shoqërore në forcimin e qëndrueshmërisë demokratike.

Konferenca mblodhi ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë nga fusha e komunikimit strategjik, gazetarisë hulumtuese dhe edukimit medial, dhe synon shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e qasjeve praktike për adresimin e dezinformimit në Republikën e Kosovës.

Lajmet e tjera

|