Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Konjufca zhvillon takime bilaterale në Antalya Diplomacy Forum, diskuton për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal

Ndaje këtë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të edicionit të sivjetëm të Antalya Diplomacy Forum, zhvilloi takime të rëndësishme me homologë dhe përfaqësues nga Evropa dhe rajoni.

Zëvendëskryeministri Konjufca zhvilloi takime bilaterale me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Kęstutis Budrys, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, si dhe përfaqësuesin e lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Christian Schmidt.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, si dhe për prioritetet e përbashkëta që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë për të ardhmen e rajonit.

Lajmet e tjera

|