Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Konsultimet politike Kosovë–Belgjikë, dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve

Ndaje këtë

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Ilir Muçaj, priti në takim delegacionin belg të kryesuar nga znj. Birgit Stevens, Drejtoreshë e Përgjithshme për Bashkëpunim Dypalësh.

Sekretari Muçaj, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e palëkundur që Mbretëria e Belgjikës ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha fazat e konsolidimit të saj.

Në këtë frymë bashkëpunimi, u zhvilluan konsultimet politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe mundësitë për zhvillimin e një agjende të përbashkët në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Të dyja palët ritheksuan rëndësinë e mbajtjes së këtyre konsultimeve politike si një mekanizëm thelbësor për thellimin e bashkëpunimit dhe për identifikimin e mundësive që kontribuojnë në koordinimin në çështje me interes të përbashkët, përfshirë edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Konsultimet politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës dëshmojnë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve mike, që vazhdojnë të forcohen përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët.

Lajmet e tjera

|