Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Konsultimet politike në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë synojnë thellimin e bashkëpunimit

Ndaje këtë

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe homologet e tyre të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, kanë mbajtur konsultat politike, takim ky i bashkë-kryesuar nga drejtori i Departamentit për BE, Evropë dhe Rajon në MPJD, z. Albinot Bimbashi dhe drejtoresha e Përgjithshme për Çështjet Evropiane në MPJ të Bullgarisë, znj. Slavena Gergova.

Përgjatë sesionit të parë të konsultimeve, palët vlerësuan lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, duke fokusuar diskutimet në hapat që duhet të ndërmerren për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit më fusha me interes reciprok, përfshi këtu marrëveshjet bilaterale, ekonominë dhe bashkëpunimin rajonal.

Në sesionin e dytë të konsultave politike mori pjesë edhe zëvendësministri i MPJD-së z. Kreshnik Ahmeti, i cili duke falënderuar palën bullgare për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria u ka dhënë proceseve në funksion të shtet-ndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
Diskutimin e tij e ka fokusuar në perspektivat e bashkëpunimit reciprok dhe mbështetjes në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Në këtë kontekst udhëheqësja e Delegacionit bullgar, Gergova, ka ri konfirmuar mbështetjen e Bullgarisë, qoftë në proceset rajonale e po ashtu edhe në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Lajmet e tjera

|