Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë adresën zyrtare të vendbanimit në platformën e-Kosova.
Për ta bërë këtë veprim, ju lutemi të hyni në:
e-Kosova → Adresa → Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit
dhe të kontrolloni saktësinë e të dhënave tuaja.
Në rast të pasaktësive, ju mund të bëni korrigjimet përmes platformës e-Kosova ose duke u paraqitur në Zyrën e Gjendjes Civile.
Njoftojmë se të gjitha ndryshimet e bëra deri më datë 6 dhjetor do të pasqyrohen në platformën elektronike të KQZ-së, të cilën mund ta gjeni këtu:
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj