Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilaterale, Ministrja Gërvalla takon homologun çek Lipavský

Ndaje këtë

Republika e Kosovës dhe Çekia kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të mira diplomatike dhe miqësore si dy shtete të përkushtuara për siguri dhe stabilitet në rajon dhe Evropë.

Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský, me të cilin diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

Ministrat Gërvalla dhe Lipavský biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, proceseve integruese euro-atlantike të Kosovës dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta ndërshtetërore mes vendeve pro-evropiane në raport me sfidat me të cilat po përballet Evropa dhe bota.

Lajmet e tjera

|