Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Kosova dhe Lituania nënshkruajnë marrëveshje në Nju Jork, Ministrja Gërvalla takon Ministrin e Punëve të Jashtme, Gabrielius Landsbergis

Ndaje këtë

Republika e Kosovës dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqëndruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroantlantike.

Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, u takua me homologun e saj lituanez, Ministrin Gabrielius Landsbergis, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për evitimin e imigrimit ilegal, përmes ripranimit të personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për Kosovën, në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin euroantlantik.

Lajmet e tjera

|