Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Kosova dhe Maqedonia e Veriut – të përkushtuara drejt integrimit evropian

Ndaje këtë

Në margjina të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, zhvilloi një takim dypalësh me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Dimitrovski.

Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologun e saj për pjesëmarrjen në forum dhe për angazhimin e tij të shtuar në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ajo theksoi rëndësinë e përbashkët të ndërtimit të platformave dhe projekteve konkrete që promovojnë integrimin e diasporës shqiptare dhe asaj maqedonase në zhvillimin e të të dyja vendeve.

Të dy zëvendësministrat i vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat janë forcuar më tej përmes nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin e konsultimeve politike ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme, të planifikuara për vitin e ardhshëm, si një hap tjetër drejt thellimit të bashkëpunimit strategjik.

Palët theksuan përkushtimin e tyre për ta vazhduar dhe për ta zgjeruar bashkëpunimin, në politikat zhvillimore dhe ndërtimin e mekanizmave për bashkëpunim efektiv në disa fusha.

Lajmet e tjera

|