Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë disa marrëveshje dypalëshe

Ndaje këtë

Republika e Kosovës dhe Republika e Portugalisë gjatë një takimi të ministrave të jashtëm Donika Gërvalla Schwarz dhe João Gomes Cravinho në Pallatin Nacional në Lisbonë, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe gjatë një ceremonie zyrtare më 21 mars 2023. Këto marrëveshje kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme të interesit. Ceremonia u zhvillua në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës jashtë vendit – Portugalia 2023.

Marrëveshjet e nënshkruara përfshijnë:

Marrëveshjen për Trajnimin Diplomatik, Kërkimin dhe Shkëmbimin e Informacionit dhe Dokumentacionit. Kjo marrëveshje synon të rrisë kapacitetet e personelit diplomatik dhe konsullor duke u ofruar atyre mundësi trajnimi dhe kërkimi, si dhe duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit.

Marrëveshjen për të drejtën për të punuar të anëtarëve të familjes së diplomatëve të dy vendeve. Kjo marrëveshje synon të lehtësojë punësimin e anëtarëve të familjes së personelit të misionit diplomatik dhe konsullor në vendin pritës, duke u ofruar atyre mundësi për rritje profesionale.

Marrëveshjen për fillimin e konsultimeve politike për çështje me interes të përbashkët. Kjo marrëveshje synon të krijojë një mekanizëm për konsultime të rregullta politike midis dy vendeve për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet rajonale dhe globale.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë dhe tregon përkushtimin e të dy vendeve për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe për të thelluar miqësinë.

Lajmet e tjera

|