Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Kosova merr pjesë në Takimin e Drejtorëve Politikë të SEECP në Sofje

Ndaje këtë

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPJD-së, z. Ilir Muçaj, mori pjesë në takimin e Drejtorëve Politikë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili këtë vit zhvillohet nën kryesimin e Bullgarisë.

Në fjalën e tij, Sekretari Muçaj vlerësoi punën e kryesimit bullgar dhe theksoi rëndësinë e koordinimit, transparencës dhe qasjes së orientuar drejt rezultateve në kuadër të SEECP. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj perspektivës evropiane, e cila mbetet objektivi strategjik që udhëheq reformat dhe forcon qeverisjen demokratike.

Një prej mesazheve kryesore ishte nevoja për të adresuar pengesat ndaj lëvizjes së lirë në rajon. Sekretari Muçaj theksoi se regjimet e vizave vazhdojnë të kufizojnë bashkëpunimin dhe cenojnë objektivat e përbashkëta të Procesit të Berlinit dhe SEECP, duke kërkuar vullnet të qartë për zbatimin e obligimeve.

Ai po ashtu tërhoqi vëmendjen mbi rreziqet e kërcënimeve hibride që synojnë dobësimin e institucioneve dhe bashkëpunimit rajonal.
Sekretari Muçaj nënvizoi nevojën për një qasje që synon forcimin e qëndrueshmërisë dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët euroatlantikë.

Lajmet e tjera

|