Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Kosova riafirmon përkushtimin ndaj integrimit evropian dhe sigurisë rajonale në takimin e Brukselit

Ndaje këtë

Në Bruksel u zhvillua takimi i përfaqësuesve të Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS).

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Ilir Muçaj, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, z. Mentor Tahiri.

Diskutimet u fokusuan në çështje me rëndësi për rajonin, përfshirë forcimin e bashkëpunimit rajonal, procesin e integrimit evropian, sigurinë kibernetike, si dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm z. Ilir Muçaj theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht gatishmëri dhe besueshmëri për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian, duke e pozicionuar Kosovën si një partner të qëndrueshëm dhe kontribuues të rëndësishëm në avancimin e stabilitetit në rajon.

Ai nënvizoi se Republika e Kosovës nuk është thjesht një vëzhguese pasive e çështjeve të sigurisë evropiane, por një partnere aktive dhe e besueshme në adresimin e tyre.

Gjithashtu, z. Muçaj theksoi se janë ndërmarrë hapa konkretë drejt përafrimit të prioriteteve institucionale dhe strategjike me Politikat e Përbashkëta të Jashtme të BE-së, si dhe me Politikat e Përbashkëta të Sigurisë dhe Mbrojtjes duke reflektuar qartë vullnetin dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ndërtimin e një arkitekture të përbashkët të sigurisë evropiane.

Lajmet e tjera

|