Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Kryeministri Kurti i bashkohet Karvanit të Diasporës, bashkë me Gërvallën prezantojnë në Podujevë nismën “Shijo Kosovën”

Ndaje këtë

Sheshi i Podujevës ka qenë nikoqir i Karvanit të Diasporës, në ditën e gjashtë të lëvizjes së tij nëpër qytetet e Kosovës, për të bashkëbiseduar me mërgimtarë.

Ekipit të Karvanit, sot, i është bashkuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla- Schwarz, si dhe ekipin e Karvanit, duke  përfshirë zëvendësministren e MPJD-së, znj. Liza Gashi, atë të MASHT-it, znj. Edona Maloku Bërdyna, dhe atë të MKRS-së, znj. Daulina Osmani, kanë biseduar me mërgimtarë, duke i dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre.

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, gjatë bashkëbisedimit me mërgimtarë, kanë thënë

se dyert e institucioneve të Republikës së Kosovës janë të hapura për ta dhe se Kosova është jashtëzakonisht e interesuar që të kontribuojë në kthimin e dijes dhe të potencialit të fituar në diasporë.

Mërgimtarët, gjithashtu, u informuan  më shumë rreth nismës shijokosoven.com, program ky që u ofron mundësinë t’i shprehin mendimet, sygjerimet e nevojat e tyre karshi institucioneve të vendit në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit.

#KarvaniiDiasporës

#ShijoKosovën

Lajmet e tjera

|