Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Lancohet Java e Kulturës së Kosovës jashtë vendit

Ndaje këtë

Java e Kulturës së Kosovës jashtë vendit është nismë bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që ka për qëllim të shpërfaq talentin dhe potencialin artistik të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Duke promovuar identitetin kulturor të Kosovës jashtë vendit, synojmë t’i forcojmë lidhjet ndërmjet artistëve nga Kosova, diaspora dhe atyre në vendet pritëse.


Portugalia do të jetë vendi i parë nga i cili do të nis java e Kulturës së Kosovës jashtë vendit, duke filluar nga 19 mars deri më 24 mars 2023. Gjatë këtyre pesë ditëve, përmes ngjarjeve kulturore, publiku portugez do të ketë rastin të njihet me artin e larmishëm dhe me identitetin e pasur kulturor të Kosovës. Aktivitetet të cilat janë planifikuar të zhvillohen në Lisbonë, Bragë dhe Porto, përfshijnë një gamë të gjerë formash arti, që nga muzika, filmi, artet pamore, literatura dhe gastronomia. Këto aktivitete realizohen me qëllim që t’i ofrojmë publikut portugez një përvojë unike duke shijuar pasurinë dhe larminë e skenës kulturore dhe artistike të Kosovës.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës fton të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të njohin dhe të mësojnë më shumë për artin dhe kulturën e Kosovës që të bëhen pjesë e aktiviteteve përmes të cilave do të prezantohet trashëgimia kulturore e Kosovës.
Java e Kulturës së Kosovës jashtë vendit, përveç veçantive që sjellë tek qytetarët e shteteve të huaja duke nxjerr në pah talentin artistik dhe identitetin kulturor të Kosovës, ka fuqinë t’i bashkojë qytetarët, të nxisë mirëkuptimin dhe empatinë, si dhe të promovojë paqen dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve. Po ashtu, kjo ngjarje do të rezultojë me forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet dy vendeve, për të hapur rrugën për bashkëpunim të mëtejshëm.

Për më shumë, vizitoni linkun https://mfa-ks.net/kosovacultureweek/

Lajmet e tjera

|