Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

“Made in Kosova” mori formë në Vjenë

Ndaje këtë

Pas lansimit të këndit dhe të platfomës “Made in Kosova” në Prishtinë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka organizuar një ngjarje promovuese dhe rrjetëzuese për këtë platformë dhe për potencialin e verëtarëve të Kosovës në Austri.

Në fjalën e rastit, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e quajti këtë projekt një mundësi të mirë për t’i prezantuar kapacitetet dhe veprimtaritë e vendit. “Si në fushën e biznesit ndërkombëtar, po ashtu edhe për të promovuar potencialin ekonomik, kulturor e turistik të Republikës së Kosovës”, tha Gashi.

Në këtë ngjarje, me një fjalë rasti iu drejtua të pranishmëve edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, Albinot Bimbashi, i cili e vlerësoi tejet të rëndësishëm qëllimin e platformës. “Platforma kalon nëpërmjet misioneve diplomatike deri tek tregjet ndërkombëtare, duke ndërtuar kështu një imazh të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të Kosovës”, tha Bimbashi.

Në këtë ngjarje, që u mbajt në muzeun “Libelle” në Vjenë, në bashkëpunim me shoqatën e verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, u realizua edhe aktiviteti i degustimit të verërave të prodhuara në Kosovë, duke ua mundësuar, kështu, të pranishmëve njohjen më të afërt me sektorin e prodhimit të verërave të Kosovës dhe promovimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

Lajmet e tjera

|