Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

 Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

Ndaje këtë

Me vendim të Qeverisë së Malajzisë, qytetarët e Republikës së Kosovës nga tani mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh.

“Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona,” deklaroi Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes së lirë dhe thellimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malajzisë.

Lajmet e tjera

|