Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bahamas: Ministrat Gërvalla dhe Mitchell shprehin angazhimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ndaje këtë

Rritja e komunikimit të rregullt mes dy shteteve dhe bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët ishin në fokus të takimit mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Jashtëm të Bahamas, Frederick Audley Mitchell, të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Gjatë takimit Ministrja Gërvalla theksoi përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon, duke shprehur gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet në fushat me interes të përbashkët. Ajo falënderoi homologun e saj për përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gjatë takimit u shpreh vullneti për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësitë e partneritetit në fusha të reja.

Lajmet e tjera

|