Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahen konsultimet dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane

Ndaje këtë

Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe nëpërmjet takimit të zhvilluar mes dy delegacioneve nga të dyja shtetet respektive të udhëhequra nga z. Ilir Muçaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe znj. Muriel Peneveyre, Ndihmës Sekretare e Shtetit, Ambasadore dhe Shefe e Divizionit për BE dhe Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Gjatë takimit, u vlerësuan lartë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.

Palët diskutuan për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rolin e rëndësishëm të diasporës zvicerane në Kosovë në forcimin e lidhjeve dypalëshe.

Njëra nga temat kryesore ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Zvicrës vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në këtë drejtim dhe shprehën mbështetjen e tyre për integrimin e mëtejmë ndërkombëtar të vendit.

Lajmet e tjera

|