Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahen konsultimet politike me Lihtenshtajnin – Presidencën e radhës së Këshillit të Evropës

Ndaje këtë

Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti dhe Ambasadorit Martin Frick, Drejtor i Zyrës për Politikën e Jashtme të Principatës së Lihtenshtajnit u mbajtën sot konsultimet politike ndërmjet dy vendeve.

Përgjatë këtyre konsultimeve u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimin e përvojave në edukim dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral në fusha tjera me interes të përbashkët. Diskutimet u përqendruan posaçërisht në avancimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë Presidencës së Lihtenshtajnit (nëntor 2023 deri në maj 2024).

Z. Ahmeti e njoftoi Ambasadorin Frick me përparimin e Republikës së Kosovës në indekset e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe theksoi se ky përparim e ndihmon Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Zëvendësministri Ahmeti foli po ashtu mbi rëndësinë e sigurisë në rajon, duke e informuar Ambasadorin Frick mbi sulmin terrorist nga grupet e armatosura serbe në veri të vendit. Ai theksoi se në këto momente kritike komuniteti ndërkombëtar demokratik duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të vendosë sanksione kundër atyre që cenojnë paqen dhe sigurinë në rajon dhe shkelin vlerat evropiane.

Zëvendësministri Ahmeti falënderoi Ambasadorin Frick për mbështetjen e vazhdueshme të Lihtenshtajnit për Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe e njoftoi atë për përparimin e vendit në rrugën e integrimeve evropiane.

Lajmet e tjera

|