Nën drejtimin e zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministres Anita van den Ende, sot në Hagë, u mbajtën konsultimet politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve.
Përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve.
Zëvendësministri Ahmeti falënderoi zëvendësministren Ende, për mbështetjen e Holandës për mbështetjen Kosovës në kalimin e fazës së parë në Këshillin e Evropës. Poashtu, u diskutua edhe për procesin e integrimit të Kosovës në organizata tjera ndërkombëtare.
Përveç tjerash, u diskutua edhe për agresionin e paprovokuar të Federatës ruse mbi shtetin e
Ukrainës dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve kundër saj.