Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahen konsultimet politike mes MPJD-së të Kosovës dhe MPJ-së të Mbretërisë së Belgjikës

Ndaje këtë

Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti dhe drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Marrëdhënie Bilaterale, ambasadorit Jeroen Cooreman, sot në Bruksel, u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve.

Përgjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve.

Në takim u diskutua edhe për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira.

Zëvendësministri Ahmeti falënderoi ambasadorin Cooreman për mbështetjen e Belgjikës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë që këto dy organizata kanë për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Tema të tjera në këtë takim ishin edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe situata në rajonin e Ballkanit, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

Lajmet e tjera

|