Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Search
Close this search box.
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahen konsultimet politike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë

Ndaje këtë

Dje në Prishtinë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Košatka, drejtuan konsultimet politike mes delegacioneve të të dyja vendeve.

Përgjatë takimit u vlerësua lartë rritja e ndërveprimit ekonomik, e ndihmuar edhe nga takimi i parë i Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit.

Në dy vitet e fundit, tregtia mes të dyja vendeve është rritur për mbi 60%, gjë që tregon potencialin ende të pashfrytëzuar të këtij bashkëpunimi.

Konsultimet u fokusuan edhe në vendosjen e kornizës së bashkëpunimit intensiv në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe diplomacisë parlamentare.

Zëvendësministri Ahmeti, falënderoi homologun çek për mbështetjen e Çekisë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe për mbështetjen e fuqishme në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai, njoftoi zëvendësministrin Košatka mbi synimet e Republikës së Kosovës për rritjen e pranisë së saj në sferën multilaterale.

Gjithashtu, z. Ahmeti njoftoi delegacionin nga Praga mbi sulmin kriminal dhe terrorist të 24 shtatorit, të planifikuar, organizuar dhe mbështetur nga institucionet shtetërore të Serbisë. Ai, tutje theksoi se mungesa e pasojave për Serbinë, pas një numri të veprimeve destabilizuese, vetëm sa i krijon asaj mundësi për përsëritjen e akteve të agresionit dhe destabilizimin e tërë rajonit.

Në fund, palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt, në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale.

Lajmet e tjera

|