Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Flag_of_Kosovo

Uebfaqe zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë
Ambasadat dhe Misionet Diplomatike të huaja në Republikën e Kosovës

Mbahet webinari për Diplomaci Ekonomike

Ndaje këtë

Pas iniciativës së ambasadorit të Kosovës në Bangladesh z. Guner Ureya, Departamenti per Diplomaci ekonomike organizoi Webinarin ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës se Bangladeshit. Tema e Webinarit ishte: Avancimi i bashkëpunimit  në sektorin e TIK  ndërmjet  dy shteteve.

Fillimisht lidhur me bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve folën ambasadorët e të dy shteteve: z.  Mosharraf Hossain Bhuiyan  dhe  z. Ureya .

Gjatë webinarit  nga  Ministrja e Ministrisë se Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli  u prezantuan mundësitë që iofron Kosova për  TIK  dhe avancimin e deritanishëm të këtij sektori. Për te arriturat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në këtë sektor  foli z.  Zunaid Ahmed Palak -Ministri i Shtetit për Teknologji të Informimit dhe Komunikimit.

Me të dhëna të detajuara lidhur me avancimin e këtij sektori  u prezantua  znj.Vjollca Çavolli – Drejtore Ekzekutive e  Shoqatës së Kosovës për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit si dhe  z.Abdul Bari – Këshilli Kompjuterik i Bangladeshit i cili foli edhe per projektin “Rritja e qeverisjes dhe ekonomisë dixhitale”.

Për t’i ilustruar me shembuj konkret të arriturat e deritanishme në këtë sektor u prezantuan edhe dy storie të  bizneseve shumë të suksesshme si: Linkplus  nga Kosova e Brainstation 23 nga Bangladeshi.

Konkluzioni i përbashkët i përfaqësuesve të dy vendeve dhe përfaqësuesve të sektorit të TIK  ishte se ka shumë hapësirë për të bashkëpunuar e per te krijuar partneritete me qellim qe te eksportojnë se bashku shërbime ne shtete e Evropës dhe më gjerë. Për tu arritur kjo nevojiten më shumë vizita e më shumë kontakte me qellim që bizneset të njihen më mirë mes vete e te krijohet më shumë besim.

Për t’i dhënë shtytje bashkëpunimit  dhe për të konkretizuar bashkëpunimin, Ministrja  z. Rizvanolli por edhe të tjerët u ftuan të marrin pjesë në Samitin për StarUp-e që do të organizohet në Bangladesh me 29 Korrik 203 kurse përfaqësuesit e institucioneve e Bangladeshit e në veçanti bizneset,  u ftuan që të marrin pjesë në Teknologjinë e Festivalit KOS ICT – edicioni i 12-të që do të organizohet me 13 dhe 14 tetor nga STIKK.

Lajmet e tjera

|